Entuziazmi i krijuar pas fitores së ditës së premte kundër Izraelit është shuar shpejt te Shqipëria, pasi kuqezinjtë janë mundur pastër me rezultatin 2-0 nga Skocia në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

Kur të gjithë prisnin vazhdueshmërinë apo mendonin rikthimin e asaj kombëtareje të para dy viteve, skuadra e kombëtare përveç rezultatit negativ bën edhe një paraqitje për t’u harruar.

Golat e fitores për skocezët u realizuan në pjesën e dytë, ekzatësisht në minutën e 47, (autogol i Gjimshitit) dhe në të 68-n, me Naismith.

Me këtë fitore Skocia merr kreun e Grupit 1 të Ligës C, me 3 pikë. Shqipëria renditet e dyta me 3 pikë, por përveç golavarezhit më të dobët është edhe skuadra e vetme që ka zhvilluar dy takime. Mbyll grupin Izraeli me 0 pikë.

Skoci 2-0 Shqipëri

94′ Përfundon takimi

Minutë pas minute

90′ Akordon 3 minuta shtesë.

85′ Skocia duket se është e kënaqur me rezultatin, pasi në këto minuta po menaxhon vetëm ndeshjen.

80′ Herdi Prenga shkakton faull në hyrje të zonës, dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

79′ Zëvendësim te Skocia. Largohet MekGregor dhe në lojë është MekTominei.

76′ Goditje dënimi në sulm për Shqipërinë. Xhaka nis një top për Memushajt, por ky i fundit gabon në krosim.

70′ Mbrojtja shqiptare është inekzistente dhe në kushte të tilla, skocezët sillen si të duan në sulm.

68’ GOOOL. Ndëshkohet sërish Shqipëria, dalja e gabuar e Strakoshës sjell golin e dytë për Skocinë

65’ Xhaka në kufijtë e 16-s hedh një kros të shkurtër në zonë që goditet nga Balaj, por topi përfundon pak mbi portë

59′ Mundësi e mirë për Skocinë për të shënuar golin e dytë, por mbyll mirë Veseli. Goditje nga këndi për Skocinë, por pa rrezik.

55′ Hysaj merr krahun dhe provon një krosim në zonë, por topi kalon pasqyrën e portës duke përfunduar jashtë.

53′ Lilaj godet nga distanca, por MekGrgor pret në dy kohë.

51′ E pabesueshme çfarë humbet Balaj. I vetëm para portierit godet këmbën e gardianit duke humbur një rast të shkëlqyer.

47’ GOOOL. Skocia kalon në avantazh pas një krosi në zonë, Naismith nuk fal me kokë

46′ Nis pjesa e dytë. Panucci largon Gavazajn, në fushë Herdi Prenga

45′ Mbyllet pjesa e parë

43′ Memushaj merr një top në mesfushë dhe niset nga zona duke goditur në hyrje, por topi përfundon jashtë.

41′ Shënon golin e parë Skocia, por pozicioni është i parregullt.

38′ Memushaj merr një aksion nga e djathta dhe fiton një goditje nga këndi.

31′ Memushaj merr një top në të djathë, por nuk arrin të kordinohet për të krosuar dhe e kthen mbrapsht te Ndoji, i cili ia jep prapë Memusahjt që kroson, por shkakton faull Balaj në zonë.

29′ Skocia sërish te porta jonë, aksion nga e majta, krosim i ulët në hyrje të zonës, por askush nuk gjendet për të goditur.

25′ Krosim në zonë nga një goditje nga këndi dhe topi që vjen në shtyllë shpëton Shqipërinë nga goli i parë.

22′ Mundësi e mirë për Shqipërinë me anë të Sabien Lilajt i cili godet nga jashtë zonës, por topi shkon mbi traun e portës.

20′ Dominim total i Skocisë në këto 20 minuta të para, raste pa fund te porta e Shqipërisë.

17′ Mundësi e shkëlqyer për Skocinë, por është Gjimshiti ai i cili na shpëton nga një gol i sigurt pas një këmbëngulje të gjatë të vendasve.

14′ Mundësi e mirë për Shqipërinë, Gavazaj në hyrje të zonë provon një krosim, por e çon topin në duart e portierit.

13′ Robertson hyn në zonë dhe mundohet të krosojë një top, por e çon jashtë.

10′ Goditje dënimi në favor të Skocisë, por pret Strakosha në dy kohë.

7′ Tjetër goditje nga këndi në favor të Skocisë. Minuta të mira për vendësit që po sulmojnë vazhdimisht.

4′ MekGregor godet fort në portë, por Strakosha largon në këndore. Krosohet topi në zonë, por pas një rrëmuje në zonë, topi përfundon jashtë.

3′ Goditje dënimi në favor të Skocisë. E shkakton Binaku.

1′ Ka nisur takimi

Formacionet zyrtare

Shqiperia: Strakosha, Binaku, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Memushaj, Ndoj, Lilaj, Xhaka, Balaj

Skocia: A. McCregor, O’Donnell, Robertson, Souttar, Mulgrew, Tierney, McGinn, McDonald, Naismith, McGregor, Russell

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb