Anglia ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Botërorit pasi sot ka mundur Suedinë me rezultatin e pastër 2-0.
Skuadra e drejtuar nga Sauthgate e nisi vrullshëm takimin duke kërkuar me aksione të njëpasnjëshme golin, të cilin e gjeti në minutën e 30-t pasi një goditje të saktë me kokë të Maguirre.
Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërsa në fraksionin e dytrë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 59-t, Alli do të shënonte golin e dytë për Anglinë.
Suedia u përpoq të rifutej në lojë, por aksionet e tyre nuk gjetën konkretizim dhe në këtë mënyrë u larguan nga Botërori në fazën çerekfinale.
Theksojmë se Anglia, e cila prej shumë vitesh nuk arrinte në këtë fazë, në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e çiftit Kroaci-Rusi.
Suedi 0-2 Angli
Komenti i ndeshjes
90+4′ Përfundon takimi
59′ Dele Alli shënon golin e dytë për Anglinë, realizon me kokë
46′ Nis pjesa e dytë
45′ Mbyllet pjesa e parë
30′ Zhbllokohet takimi, Maguirre kalon në avantazh Anglinë, realizon me kokë
1′ Ka nisur takimi
Në orën 16:00 në stadiumin “Cosmos Arena” do të luhet çerekfinalja e Botërorit mes Suedisë dhe Anglisë.
Skuadra nordike e drejtuar nga Anderson pretendon të vazhdojë paraqitjet pozitive në “Rusi 2018” dhe të sigurojë një biletë për te 4 skuadrat më të mira, por për të bërë këtë duhet të mposhtin ‘Tre Luanët’ të cilët synojnë të rikthehen në shtëpi me trofeun prestigjioz.
Sa i takon formacioneve Suedia nuk ka ndryshuar nga takimet e tjera, ndërsa Anglia ka zgjedhur të startojë pa Marcus Rashford.
Formacionet zyrtare
(e.k/BalkanWeb)