Belgjika ka bërë skuadrën e madhe duke mundur me shifrat 2-1 Brazilin dhe duke siguruar pjesëmarrjen në një gjysmëfinale të Botërorit.
Një ndeshje që nisi shumë mirë për ‘seleçaon’ me sulme të njëpasnjëshme, por që nuk vazhdoi kështu sepse Fernandinho do shënonte në portën e tij në minutën e 13.
Skuadra e Tites përpiqet të reagojë, por pasaktësia në sulm shfrytëzohet nga kundërsulmi vrastar i belgëve që me De Bryune-n dyfishojnë rezultatin.
Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës do të ishte sërish Brazili me kërkues. Pas shumë tentativave Renato Augusto në minutën e 76-t ngushton diferencat, duke ndezur takimin në fund.
Rastet nuk mungojnë, por herë Firminho e herë Coutinho tregon të pasaktë brenda zone. Në fund vjen vërshëllima e trefishtë që largon ‘seleçaon’ nga Botërori.
Në gjysmëfinale Belgjika do të ketë sërish një superpërballje, këtë herë me Francën.
Brazil 1-2 Belgjik
Komenti i ndeshjes
76′ Renato Agusto shënon me kokë, ngushtohen diferencat
46′ Nis pjesa e dytë me zëvendësim te Brazili. Jashtë Willian, në lojë Firminho
45+1′ Përfundon pjesa e parë
31′ Kevin De Bruyne shënon golin e dytë për Belgjikën
13′ Autogol i Brazilit, Belgjika në avantazh
1′ Ka nisur takimi
Formacionet zyrtare
(e.k/BalkanWeb)