Kroacia jo me pak vështirësi ia ka dalë të marrë një fitore në ndeshjen e parë të Botërorit, e luajtur kundër Nigerisë dhe e vlefshme për Grupin D.

Ballkanasit kanë siguruar 3 pikët falë rezultatit 2-0 që erdhi si pasojë e një autogoli fillimisht dhe një penalltie të ekzekutuar saktë nga Modriç.

Si rrjedhojë Kroacia ka marrë drejtimin e këtij grupi teksa renditet e para me 3 pikë, 2 më shumë se Argjentina dhe Islanda që sot barazuan ndaj njëra-tjetrës me shifrat 1-1.

Kroacia 2-0 Nigeria

32′ Etebo (autogol), 72′ Modric /

Komenti i ndeshjes

71′ Kroacia shënon golin e dytë, autor Modriç i cili nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Përfundon pjesa e parë

32′ Kroacia kalon në avantazh falë një autogoli

1′ Topi i parë shkelmohet nga nigerianët

Do të luhet në orën 21:00 ndeshja e fundit për ditën e 3 të Botërorit mes Kroacisë dhe Nigerisë, e vlefshme për Grupin D ku bëjnë pjesë edhe Argjentina me Islandën.

Pritet me mjaft interes paraqitja e ballkanasve të cilët kanë në përbërje të tyre yje si Modriç, Kovaçiç, Manxhukiç e të tjerë. Ndërkohë futbollistët cilësorë nuk mungojnë as në krahun tjetër, me Moses, Obi dhe Iwobi, por jo vetëm.

Ndërkohë dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb