Pas pesë ndeshjesh pa humbje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, Tirana i jep fund serisë pozitive në tranfertën kundër Kastriotit në javën e 25-të të Superligës. Një 11-metërsh i dyshimtë në minutën e 27-të të pjesës së parë vendosi fatin e sfidës dhe i dhuroi krutanëve tri pikë të arta në misionin e tyre për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar. Ndeshja nisi e fortë dhe tensioni ishte i pari që mori skenën, pas përplasjes së Ngo dhe Ymeraj. Pas qetësimit të dy lojtarëve ndeshja vijojë pa shumë raste, ndërsa për të zhbllokuar rezultatin duhet një vendim i kryesorit Sokoli, që akordoi një 11-metërsh për vendasit.

Bandicam 2019 03 17 14 09 47 379
Bandicam 2019 03 17 14 09 47 379

Në tentativë për të larguar topin Maveje, goditi edhe një kundërshtar, ndërsa për arbitrin kaq mjafton për të dhënë penallti. Goditjen e mori përsipër Marku, që ndali topin në rrjetë, për të vendosur edhe pjesën e parë. Me rikthimin në fushë, rastet nuk sollën asnjë ndryshim në shifra, ndërsa bardheblutë kishin kundër edhe fatin në minutën e 80-të, kur thembra e Halilit u ndal vetëm nga shtylla. Në fund e gjithë festa ishte për Kastriotin, tashmë me më shumë shpresa për të shpëtuar. I ndryshëm diskutimi për Tiranën, që me këtë ndalesë të fortë nuk arrin të shkëputet nga gara e skuadrave që luajnë për mbijetesë. Nuk kishte fitues në sfidën tjetër direkte për Europën, pasi Laçi dhe Flamurtari u ndanë në barazim pa gola.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb