Kombëtarja e Shqipërisë kërkon pikë në Islandë. Edhe Edi Reja ka mision të debutojë në mënyrën më të mirë në pankinën kuqezi. Për ta bërë këtë, tekniku nuk ka ndërmend të heqë dorë nga moduli I tij i preferuar që e ka shoqëruar thuajse në të gjithë karrierën e gjatë. Përfaqësuesja kuqezi i dha dorën e fundit përgatitjeve pas mbërritjes në Rekjavik duke forcuar bindjen për atë që ishte projektuar gjatë grumbullimit 2-javor në fillim në bregdetin e Durrësit dhe më pas në Frankfurt të Gjermanisë.

1. Kombetarja Mberrin Ne Islane, Shuhet Frika E Demtimeve
1. Kombetarja Mberrin Ne Islane, Shuhet Frika E Demtimeve

Reja tashmë i ka idetë e qarta dhe beson se futbollistët që ka në dispozicion mund të interpretojnë si duhet skemën 3-5-2. Edhe lojtarët që pritet të zbresin në fushë nga minuta e parë duket se janë zgjedhur. Me Strakoshën të dëmtuar, nuk ka asnjë dyshim që porta do t’i besohet Ertrit Berishës. Mungësa e Gjimshitit në mbrojtje e detyron trajnerin të ketë vetëm një dilemë. Përveç Dermakut dhe Ismajlit, ai duhet të zgjedhë mes Veselit dhe Mihaj për repartin difensiv.

2. Optimizem Para Sfides, Ne Islande Per Fitore
2. Optimizem Para Sfides, Ne Islande Per Fitore

Aliji dhe Hysaj kanë detyrën më të vështirë, pasi me modulin 3-5-2, dy lojtarët e krahut duhet të sakrifikojnë shumë për të qenë aktivë në dy fazat e lojës. Regjia do t’i besohet eksperiencës së Bashës, ndërsa më përpara në mesfushë, Xhaka dhe Kaçe janë të zgjedhurit në formacion. Sa i përket sulmit me dy, nga minuta e parë në fushën e lojës pritet të zbresin Balaj dhe Cikalleshi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb