Në “La Scala” të Milanos, teatrin e famshëm në mbarë botën, FIFA organizon edicionin e katërt të formatit të ri të cereminisë prestigjioze që akordon çmime individuale të çmueshme për lojtarët në sezonin që lamë pas.

Kështu FIFA ka shpallur njëmbëshjetë më të mirët, ku dominon Reali i Madridit me katërt lojtarë dhe konkretisht kapitenin Sergio Ramos, mbrojtësin Marselo, mesfushorin Modriç dhe anësorin Hazard, të transferuar këtë verë në “Santiago Bernabeu”.

Kampionët e Europës, Liverpuli, përfaqësohet nga dy lojtarë, portierin Alison dhe mbrojtësin Virxhil Van Dajk. Po me nga dy lojtarë përfaqësohen dhe Barcelona e Juventusi. Katalanasit kanë mes më të mirëve Leo Mesin dhe holandezin De Jong, sikundër dhe bardhezinjtë që kanë Ronaldon dhe De Light.

Sikundër vihet re, tre ish-lojtarë të Ajaksit të Amsterdamit janë në këtë formacion, por tashmë me fanellat e reja. Formacionin e kompleton asi i Paris Sën Zhërmenit, Kilian Mbape, ndërsa trajner është gjermani Jyrgen Klop, arkitekti i triumfit madhështor të .

Fifa Formacioni
Fifa Formacioni

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb