Merkato e verës ende nuk është futur në ditët më të nxehta, por disa transferime kanë qenë me të vërtetë të goditura. Faqja e specializuar për vlerën e lojtarëve, “transfermarket”, ka skicuar formacionin më të mirë, duke iu referuar vlerës së transferimit. Inter është ekipi që përfaqësohet me dy lojtarë, Kondobia dhe Murillo.

Transferimin më të shtrenjtë deri në këto momente e ka realizuar Atletico Madrid, 35 milionë euro për t’i marrë Portos sulmuesin kryesorë Jackson Martinez. Douglas Costa i Bayern Munchen, Paolo Dybala i Juventus apo Danilo i Real Madrid, janë disa nga transferimet e tjera të rëndësishme të realizuara deri në këtë pikë të merkatos.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb