Mario Mitaj ishte protagonist me Shqipërinë në 3 ndeshjet e grupeve. Mbrojtësi shkëlqeu me paraqitjet e tij, duke rënë në sytë e të gjithëve.
Së fundmi, “Sky Italia” ka publikuar një formacion, në të cilin shihen futbollistët që kanë befasia e këtij kompeticioni. Mes tyre është edhe Mitaj, me futbollistin kuqezi që u impenjua ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.
Në formacion është edhe portieri i Gjeorgjisë, Mamardashvili dhe lojtari i Austrisë, Baumgartner. Në 11-she nuk mungon Ndoye i Zvicrës dhe Faes i Belgjikës.
![A3cdda089b3c45618902ae90aff622de](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2024/06/a3cdda089b3c45618902ae90aff622de.jpg)
(J.S/BalkanWeb)