Scuderia Ferrari nderon viktimat etragjedisë së Genovës në “Çmimin e madh” të Belgjikës. Dhjetë ditë pas rënies së urës Morandi, që shkaktoi 43 viktima, 15 të plagosur dhe mbi 600 të zhvendosur, në makinat e kuqe të Vettel dhe Raikkonen u shfaq një mesazh: emblema e kalit që lidh dy anët e urës dhe mbishkrimi “Në zemrat tona”.


“Në kujtim të viktimave të shembjes së urës së Genovas”, shkruan në Tëitter Scuderia Ferrari.



(m.k/BalkanWeb)