Sot është dita e dytë e homazheve në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për Kryepeshkopin Anastas, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së shtunës.

Pjesëmarrëse do të jenë të gjitha mitropolitë e vendit, përfaqësues nga ambasadat e huaja në vendin tonë, delegacion nga Vatikani, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, Patriarku i Izraelit, i Aleksandrisë dhe i Qipros si dhe përfaqësues nga nivelet e larta nga Kishat e Krishtera në mbarë botën.

Arkëmotri me trupin e pajetë të Kryepeshkopit Anastas mbërriti në tokën shqiptare ditën e djeshme rreth orës 15:50 minuta përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës. Pasi aty u zhvillua një ceremoni nderimi, arkivoli iu drejtua Gjirokastrës ku u kryen homazhe në Kishten Ortodokse me pjesëmarrjen e dhjetëra besimtarëve.

Ndërkohë, ceremonia mortore dhe përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e enjte, 30 janar, prej orës 11:00.

Kryepeshkopi do të prehet në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, amanet i lënë prej tij.

Në ceremoninë mortore priten të marrin pjesë figurat më të larta të klerit në botë, dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse.

Një delegacion përfaqësues pritet edhe nga Vatikani, ndërsa i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe 5 ministra nga kabineti i tij qeveritar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb