Analiza objektive, evidentimi i problemeve dhe ofrimi i zgjidhjeve me synim maksimizimim e fitimit janë tre elementë kyç në ecurinë e një biznesi. Për rreth një muaj, disa prej bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë, kanë pranuar si konsulentë studentët e Fakultetit Ekonomik në universitetin “Luarasi”.

Ky hulumtim u finalizua me organizimin e forumit ekonomik studentor ku u paraqitën analiza të mirëfillta mbi punën e kompanive të marra në shqyrtim.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Mateo Spaho shprehet i kënaqur lidhur me rezultatet e punës së studentëve të tij. Ai thekson se të rinjtë e Menaxhimit Ekzekutiv kanë arritur të realizojnë analiza statistikore të vështira e madje kanë hartuar edhe ligje ekonomike.

Praktika të tilla i aftësojnë studentët që të jenë të përgatitur profesionalisht në tregun e punës shqiptar, por edhe global. Ky pohim vjen nga përgjegjësia e Departamentit të Menaxhim Biznesit, Aelita Mani.

Gjatë forumit ekonomik, studentët prezantuan para pedagogëve punimet e tyre ku treguan metodat e përdorura gjatë analizës së bizneseve. Marketingu dhe mosvlerësimi i eksperiencës ishin disa nga problematikat e evidentuara.

Pedagogia e lëndës “Menaxhimi i ndryshimit dhe i rritjes”, Elsa Gega thotë se analiza objektive, evidentimi i problemeve dhe ofrimi i zgjidhjeve me synim maksimizimim e fitimit janë tre elementë kyç në ecurinë e një biznesi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb