TIRANË

Forumi i Gruas së PDIU është mbledhur sot në një takim, ku ka marrë pjesë dhe kreu i kësaj force Shpëtim Idrizi. Ai tha se mbështetësit e kësaj partie e kanë sfidë çdo ditë për të çuar në vend dinjitetin dhe amanetin e të parëve.

“Ne kemi zgjedhur të bëjmë një rrugëtim bashkë dhe kur njeriu zgjedh të bëjë një rrugë, e shkuara e tashmja e ardhmja është një sfidë. Kthehet e gjitha në sfidë sidomos për ne shqiptarët e Çamërisë. Çdo ditë e jona është një sfidë e madhe për të çuar në vend dinjitetin dhe amanetin e të parëve tanë.
Ne jemi njerëz të pazakontë dhe aderojmë në një parti të pazakontë. Kush më shumë se ne shqiptarët e Çamërisë kjo padrejtësi ka shënjuar gjithë jetën tonë. Sigurisht dhe PDIU është një parti e pazakontë, ajo nuk është krijuar për inatin e askujt dhe as që dikush ta ketë dhe të kapë një ven në pushtet por është krijuar si partia e çështjes kombëtare. Është krijuar si partia e neoshqiptarizmës”, tha Idrizi.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb