TIRANE- Kryetari i Partisë Repubikane, zoti Fatmir Mediu, organizoi një Forum për Ballkanin dhe çështjet e Sigurisë e Gjeopolitikës në Ballkan, së bashku me përfaqësues të Dhomës së Lordëve në Londër, si dhe përfaqësues të OSCE, PE, Kongresit Amerikan, etj.
mediu londer
Gjatë këtij takimi, zoti Mediu pati edhe një darkë pune me Lord Des Broëne, Ish-Sekretari Mbrojtjes i UK. Marrëdhëniet me Des Broëne fillojnë në kohën që ai dhe Britania mbështeti antarësimin e Shqipërisë në NATO.
mediu londer 3
Gjatë darkës me Përfaqësues të Dhomës së Lordëve dhe parlamentit Britanik, si dhe Përfaqësues të Ministrisë së Jashtme Britanike, Përfaqësues nga OSCE PA, SHBA fjalën i pari e mori Lord Des Broëne, i cili falenderoi z. Fatmir Mediu për organizimin e këtij forumi për Ballkanin dhe çështjet e sigurisë dhe gjeo-politikës në Ballkan.
mediu londer 2
Z Mediu pasi falenderoi mikun dhe ish-kolegun e tij Lord Des Broëne, drejtuesit e ELN, (European Leadership Netëork) theksoi nevojën e bashkunimit rajonal dhe me parlamentin Britanik
Raporti i Dhomës së Lordëve për Ballkanin Perëndimor është një dokument i rëndësishëm i cili ofron jo vetëm analizë por dhe sugjerime konkrete për të ardhmen e Ballkanit dhe sfidat e ndikimitrus, turk dhe kinez përballë BE dhe NATO-s.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: