SHBA- Një foshnje vetëm 22-ditëshe ka vdekur për shkak të mosngrënies, ndërkohë që prindërit e saj po hanin në një restorant me vetë-shërbim në Florida.

Foshnja Betsey Kee Stephens që peshonte vetëm 2 kilogramë ishte e lidhur në automjetin e prindërve dhe nuk reagonte. Prindërit e saj, Ruby Stephens 23 vjeçe dhe Roy Stephens, 48 vjeç, janë akuzuar për vrasje të shkallës së parë.

Kur panë që bebja e tyre nuk reagonte ata thirrën shërbimet emergjente por fëmija vdiq në spital. Autopsia tregoi se shkak për vdekjen ishte bërë “uria për shkak të neglizhencës”.

Sipas autopsisë, bebja peshonte vetëm 2 kilogram dhe kishte humbur 1.1 kilogramë nga lindja. Pesha e saj normale do duhej të ishte 3.6 kilogramë, njoftoi një nga ekzaminuesit.

Bebja ishte e dehidruar dhe nuk kishte ngrënë për gjashtë deri shtatë orë deri në momentin e vdekjes së saj, sipas raportit. Policia njoftoi se prindërit kishin edhe dy fëmijë tjerë, një e dy vjeç, të cilët janë gjetur të shëndetshëm dhe janë dërguar në kujdestari.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: