Fëmija i lindur në Hungari është quajtur “Princi i vogël”. Mediat botërore i kanë bërë jehonë djaloshit me flokë krejtësisht të bardha që erdhi në jetë në spitalin Szekesfehervar në Hungari.

Kur lindi mjekët menduan fillimisht që ishte albin, mirëpo doli që vetëm flokët e tij ishin pa pigment. Mjekët hodhën idenë se flokët e thinjura ishin për shkak të stresit postnatal, mirëpo dr. ZoltanKumer mohon edhe këtë mundësi.

bebi me floke gri 2

Mjekët nga e tërë bota dhanë mendimin e tyre për këtë rast. Pjesa më e madhe e tyre mendojnë se është një mungesë pigmenti e përkohshme dhe se flokët e tij pas disa viteve do të nxihen.

Infermieret e spitalit e quajtën djaloshin “princi simpatik”, por emrin e vërtetë e ka Bence. Pavarësisht flokëve ai është një fëmijë i shëndetshëm që lindi me një peshë 5.400 gramë dhe gjatësi 54 cm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: