Zyra e sherifit në Louisiana të SHBA-së ka njoftuar se një fëmijë njëvjeçar ka shpëtuar mrekullisht, pas dy ditëve që këtë vend e goditi moti i ligë dhe stuhitë e shumta.

Ishte shoferi i një kamioni që e gjeti në skaj të rrugës, pasi vëllai tij 4-vjeç u gjet i vdekur kurse e ëma e tij u arrestua në Mississippi.

Sherifi Gary “Stitch” Guillory tha se foshnja kishte pickime nga insektet, por që në përgjithësi ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Raporti i autopsisë ishte pezulluar për 4-vjeçarin që u gjet i vdekur të hënën, rreth 322 kilometra në perëndim të New Orleans. Trupi u gjet në liqen në afërsi të autostradës që lidh me shtetin e Teksasit.

Pas hetimeve, autoritetet zbuluan se ai ishte parë për herë të fundit të shtunën me të ëmën, Aaliyah Jack, 25-vjeçe dhe me njëvjeçarin.

Nga frika se do të mund të ketë vdekur edhe njëvjeçari, autoritet përgatitën të martën operacionin e kërkimit në ujë ku u gjet vëllai i tij i vdekur. Por disa orë më vonë një shofer kamioni i telefonoi policisë, për t’ia bërë me dije se ka gjetur foshnjën.

“Është mrekulli që njëvjeçari ishte akoma gjallë”, tha sherifi para gazetarëve gjatë një konference.

Ndryshme uragani Berly ka goditur pjesën lindore të Teksasit gjatë të hënës, kurse kërkimi i foshnjës u pengua shumë nga shirat e dendur dhe erërat e forta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: