TIRANA

Policia ka shoqëruar një 32- vjeçare e cila dyshohet të jetë përfshirë në braktisjen e foshnjes e cila u gjet e pajetë në një kosh mbeturinash tek ish-markata tek rruga ‘’Ali Demi’’ në Tiranë.

H.M, 32 vjeç është banuese në Gjirokastër teksa dyshohet se është nëna që e ka lindur dhe braktisur foshnjen.

Ndërkohë pas një thirrje sot në adresën e Policisë, u gjet foshnja e braktisur e gjinisë mashkullore që ishte dhe pajetë në një kuti në koshin e mbeturinave në lagjen ”Ali Demi”.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë se  në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore ju bëjmë me dije se:

 

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur  identifikimi si dhe shoqerimi  në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H.M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të metejshme hetimore.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb