Një bebe indiane ka të zhvilluara impulset seksuale dhe qimet pubike duke u diagnostikuar me një anomali të rrallë. Testosteroni te fëmija 1-vjeçar nga Nju Dehli, i cili njihet me nofkën Akash për t’i mbrojtur identitetin, është në një nivel me atë të një 25-vjeçari.
Dhe simptomat e gjendjes së tij të rrallë, e quajtur “pubertet i parakohshëm” kanë bërë që atij t’i rriten qime në fytyrë dhe në trup ashtu sikurse të ketë edhe impulse seksuale.

Prindërit e fëmijës thanë se, që në moshën 6 muajsh atij nisi t’i ndodhte diçka e çuditshme në trup. Gjenitalet e tij nisën të rriteshin më tepër, ndërsa trupi po i mbetej i vogël. Po kështu dhe zëri iu trash.
Doktori i Akash, Vaishakhi Rustagi tha për ‘Hindustan Time’ se, ‘puberteti është një gjendje traumatike për moshën tepër të vogël të Akash. Kjo gjendje del jashtë kontrollit. E bën beben të dhunshme dhe veprimet e tij nuk mund t’i kontrollojnë dot as prindërit.
Bebes i janë dhënë mjekime për të normalizuar simptomat.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: