Gazeta “Bild” shkruan se një foshnjë 1-vjeçare, e cila ka lindur më një tumor në tru, është përmirësuar ndjeshëm, pas puthjes që i dha Papa Francesku, gjatë vizitës së tij në Filadelfia.

Sipas mjekëve, Gianna e vogël ka pak shpresa për t’ia dalë, pasi ajo është prekur nga një tumor i rrallë për të cilin nuk ka trajtim.

Por prindërit e vogëlushes, amerikanët Joey dhe Kristen Masciantonio, vizituan një paradë të Papës në Filadelfia. Ati i Shenjtë ia hodhi sytë krejt papritur foshnjës, u ndal dhe e puthi në mes të kokës.

Pas kësaj puthjeje, duket se ndodhi mrekullia, pasi sipas mjekëve, tumori ka nisur të tkurret. Kur bënë skanimet këtë muaj, prindërit nuk u besonin syve, pasi tumori ishte zvogëluar aq shumë sa mezi dukej.

Babai i vajzës është i bindur se bëhet fjalë për një mrekulli. Nëna e saj thotë: “Ajo po bëhet çdo ditë më mirë. Arrin të puthë dhe tregon gjërat me gisht”.

A e shëroi Papa vajzën e vogël? Edhe pse asgjë nuk është ende e sigurt, Gianna ka nisur rrugën drejt rimëkëmbjes dhe shpreson për një jetë normale.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: