Thomas Strakosha bëri ç’ishte e mundur për Lazio-n që të kalonte në finalen e Kupës së Italisë, por 2 penalltitë e pritura prej tij kundër Milan-it nuk shërbyen që skuadra të kalonte më tej.

Gjithsesi për gardianin shqiptar vlerësimet ishin pozitive, me mediat italine që nuk i kursyen lëvdatat duke e shpallur edhe si më të mirin. Por Strakoshës i ka ardhur edhe një kompliment i veçantë në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Sokol Cikalleshin.

Sulmuesi i Kombëtares dhe Osmanlıspor në foton e publikuar të Strakoshës në rrjetet sociale në lidhje me përballjen kundër Milan ka shkruar: “I madhi Strakosha”.
Strakosha-470x603
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb