Deputeti Lefter Maliqi me anë të një statusi në “Facebook” ka kujtuar 29-jetorin e themelimit të Partisë Demokratike.
Maliqi shkruan se është krenar që ka qenë pjesë e PD dhe se në atë kohë, Shqipëria arriti të bëhet pjesë e NATO-s e po ashtu të fitojë liberalizimin e vizave. Ai shton se PD sot duhet të ngrihet dhe të ndalojë instalimin e diktaturës në vend.
Postimi i Lefter Maliqit:
I uroj perzemersisht gjithe demokrateve gezuar 29 vjetorin e krijimit dhe themelimit te Partise Demokratike. Ju uroj suksese ne sfidat e ardhshme duke cuar deri ne fund endrren dhe aspiratat e studenteve te dhjetorit 1990 per liri-demokraci dhe endrren Europiane.Sot duhet te jeni me te bashkuar se kurre per te ndaluar istalimin e diktatures, cpopullimin, krimin e organizuar dhe korrupsionin galopant. Krenar qe kam qene deputet i Partise Demokratike ne vitin 2009-2013 kur shqiperia u fut ne Nato dhe u be e mundur levizja e lire ne BE. Gezuar dhe urime✌️.
(d.xh/ Balkanweb)