4 humbje në 9 ndeshje këtë sezon, 2 në Serie A dhe 2 në Champions League janë shifra që shqetësojnë jo pak në shtëpinë e Milan, por këtë herë diskutimi është ndryshe, gishti nuk drejtohet nga trajneri Fonseca por nga lojtarët.

Sipas mediave italiane, Fonseca nuk është në dyshim, por Ibra dhe pjesa tjetër e stafit drejtues kanë kthyer vështrimin nga lojtarët duke bërë përgjegjës këta të fundit për humbjen në Firence.

La Gazzettq
La Gazzettq

Sigurisht edhe Fonseca nuk është i pafajshëm në këtë histori, ka edhe ai një pjesë të përgjegjësisë, siç ishin zëvendësimet e Leao dhe Pulisic, lëvizje këto që nuk bindën plotësisht.

Ibra dhe drejtuesit e tjetër të Milan, kërkojnë nga titullarë si Hernandez, Leao, etj të marrin më shumë përgjegjësi, të ndryshojnë qasje. Duke u rikthyer te diskutimi mbi Fonseca-n, trajneri nuk preket të paktën deri në nëntor, në pauzën tjetër që do të sjellin ekipet kombëtare, nëse situata nuk ndryshon deri në nëntor, atëherë i sakrifikuari i parë do të jetë pikërisht Fonseca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb