TIRANE

Ndonëse klima politike në vend ka qenë e ‘nxehtë’ nga përplasjet mes opozitës dhe maxhorancës, duke mos kursyer as Presidencën, 77-vjetori i Konferencës së Pezës ka bërë bashkë presidentin Ilir Meta, kryetarin e bashkisë Erion Veliaj dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë. Në kuadër të festimeve për nder të kësaj dite, në ceremoni ishin të pranishëm kreu i shtetit, Meta, kryebashkiaku Veliaj, nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, zëvendëskryeministri Erjon Braçe si dhe ministrja Elisa Spiropali.

“BalkanWeb” mëson se larg kamerave dhe blicit të aparateve, mes Metës dhe kryetarit të Bashkisë Veliaj ka pasur shtrëngime duarsh.

Kujtojmë se Kuvendi pak ditë më parë rrëzoi të gjitha dekretet e Metës, mes tyre edhe ato për koncensionet e rrugëve, për të cilat sot kryetari i Bashkisë u shpreh se ishte pro.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Kush ka punuar në shtet e di sa e vështirë është që të bën dokumentacionet, që nga shpronësimi i ish-pronarëve, me kthimet e kompensimet. Është si të qërosh oriz me doreza boksi. Rama mban pjesën më të madhe të barrës publike. Unë dëgjoj shumë që thonë; u bënë këta me PPP. Patjetër që po. Një privat e bën këtë. Me punë vullnetare nuk e bënim dot. Patjetër që me një privat, patjetër që do t’ja japim paratë me këste. Jemi në kushtet që nuk i kemi mundësitë sot. Duhet guxim. Njoh shumë politikanë qaramanë që ankohen, pro që shumë pak që kanë guxim dhe thonë që; “Kjo do të bëhet. Do ta hamë të gjithë pështymën, lumin e sharjeve. Por në finale do të flas puna”. Dhe sot flet puna”, tha sot Veliaj i pranishëm në inaugurimin e shkollës së muzikës ‘Servete Maçi’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: