Një udhëtim surprizë për Aida Yespica e cila ka fluturuar drejt Santorinit me të fejuarin e saj Matteo Cavalli. Në hotelet luksoze të ishullit showgirli venezuelian shijon me të dashurin momentet e dashurisë.
E lumtur dhe e shpenguar së bashku me të dashurin e saj të ri, gati 11 vjet më i vogël se ajo, Aida shijon momentet e bukura dhe shkruan ‘e papritura është gjithmonë më i bukur se e zakonishmja’ ka shkruar Yespica dhe një ‘I Love you’ për Matteo e saj që i ka bërë një surprizë ne dhomen e hotelit mbushur me zemra dhe tufa me lule.
(da.xha/BalkanWeb)