KAVAJË

Një aksident i frikshëm rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në rrugën kryesore Rrogozhinë-Kavajë.

Burimet nga vendi i ngjarjes i thanë “BalkanWeb” se në aksident janë përfshirë dy makina, ku njëra prej tyre ka ecur në mënyrë të pakontrolluar të paktën 20 metra pas përplasjes.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale, të cilat shihen qartë edhe në foto.

Nga të dhënat e para dyshohet se mjeti, i cili shkaktoi aksidentin ishte pa dokumente dhe pa siguracione, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: