SHBA

Një aksident tragjik iu ka marrë jetën dy adoleshentëve në SHBA, ndërsa një i tretë ka mbetur i plagosur. Mediat amerikane shkruajnë se aksidenti ndodhi ditën e djeshme në Orangetown të SHBA, ku mes viktimave, raportohet të jetë një djalë 17-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, i identifikuar si Altin Nezaj.


Mediat vendase raportojnë se në këtë aksident humbi jetën edhe një 15-vjeçare. Të dy adoleshentët po udhëtonin  më një makinë tip Porsche, e cila po drejtohej nga 17-vjeçari, Aisha Radoncic. Ky i fundit ka marrë plagë të shumta dhe po trajtohet në spital.


Capture
Capture

Mjeti me të cilin po udhëtonin tre adoleshentët u përplas me një tjetër në rrugën 304 afër Crooken Hill, ndërsa më pas përfundoi poshtë rrugës, sipër shinave të trenit. Grupet hetimore janë në terren dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb