Një aksident është regjistruar në Memaliaj mbrëmjen e së martës.

Sipas informacioneve nga gazetarja e News 24, Brikena Metaj 2 mjete janë përfshirë në aksident, teksa fatmirësisht nuk ka viktima.

Një mjet Benz dhe tjetri BMW janë përplasur me njëri tjetrin në hyrje të Memaliajt, rreth 100 metër larg stacionit të zjarrfikëses.

Teksa 4 persona mbetën të bllokuar në 2 mjetet e tyre, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre.

Sipas informacioneve të lënduarit janë duke u transportuar drejt spitalit të Gjirokastrës.

 

Capture
Capture

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: