Një tjetër aksident automobilistik është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të kryeqytetit.
Mësohet se një automjet tip Volkswagen ka dalë nga rruga në Qafë Kashar duke u përplasur me barrierën mbrojtëse.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo nëse ka viktima ose të plagosur.