TIRANË

Një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë tek “Komuna e Parisit” në Tiranë.  Në të janë përfshirë katër automjete, mes tyre edhe një makinë, e cila shërbente për mbledhjen e mbeturinave në kryeqytet.

Në foto e shkrepura nga “LSA” duken qartë pasojat e aksidentit, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Njëra prej makinave është përplasur me pemën duke e rrëzuar, dhe më pas ka përfunduar brenda lokalit duke vënë në rrezik edhe jetën e klientëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb