Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec pranë fshatit Podgorie ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se një person ka ndërruar jetë nga aksidenti. Në aksident janë përfshirë një automjet tip BMW me drejtues Aurel Cipi dhe një “Audi” me shofer K.L. Për pasojë, nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i BMW, Aurel Cipi. Trupi i pajetë ka mbetur i bllokuar brenda në makinë dhe është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës me mjete fresibël për nxjerrjen e tij.
BalkanWeb sjell edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes.
Përplasja e dy makinave ka qenë e fortë pasi siç dallohet nga pamjet automjetet janë shkatërruar thuajse krejtësisht.
Maliq/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. C.,është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip “BMW”, shtetasi A. C., dhe ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi” shtetasi K. L., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)