FIER

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur sot në aksin rrugor Levan – Tepelenë. Policia informon se është bërë identifikimi i viktimës dhe të plagosurve:

Dy shtetasit e dëmtuar janë:

T.H, 32 vjeç, banues në Tiranë

E.C, 35 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasi që ndërroi jetë është shtetasi Sh.B, 58 vjeç, banues në Përmet.

15:46: Policia e Fierit ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë ku mbeti i vdekur një person. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 15:10, në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” ku janë përplasur automjeti tip “Benz” me automjetin tip furgon.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Benz” si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë një kalimtar ka sjellë për “BalkanWeb” edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes pak çaste pas aksidentit ku personat e dëmtuar shihen ende brenda mjetit.

Aksidenti Mallakaster
Aksidenti Mallakaster

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: