KAVAJË

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU njofton se ka zhvilluar operacion të gjerë në Kavajë, duke mbyllur 2 aktivitete tregtare dhe bllokuar gjithsej 183.2 kilogramë mish e qofte, të cilat nuk kishin siguri për konsum.

AKU shprehet se po ashtu ka ndërmarrë masa edhe ndaj disa subjekteve të tjera, duke vënë gjoba për probleme të ndryshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i AKU-së:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon? reagimin e konsumatorëve që i janë përgjigjur thirrjes në rubrikën “Denonco”??.

AKU kontrolle rigoroze, në 6 subjekte vendosen 9 gjoba me vlerë 800,000 lekë në total, Bllokohet aktiviteti i 2 subjekteve si dhe bllokohen 183.2 kg mish dhe qofte të pasigurta për konsum.

Në vijim të informacionit të ardhur në platformën e komunikimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nga qytetarë të përgjegjshëm që njoftojnë raste të cënimit të sigurisë ushqimore, Drejtoria Rajonale e AKU-së Tiranë ushtroi kontroll? në 6 subjekte tregtimi të mishit në Kavajë nga të cilat rezultoi se:

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.M. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë ? dhe pa certifikatë veterinare?. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. a) ? Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. b) ❌ U bë bllokimi i sasisë prej 45 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin L.K. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë? dhe pa certifikatë veterinare? si dhe tregtonte produktin qofte të papajisur me etiketë. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. a) ? Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. b) ? Gjobë 50,000 lekë për tregtim të produkteve të paetiketuara,
  3. c) ❌ U bë bllokimi i sasisë prej 36 kg mish lope dhe 100 copë qofte (3 kg) të konstatuara të pasigurta për konsum human.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin I.D. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare? si dhe pa vulë dhe pa certifikatë veterinare?. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. a) ? Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare
  2. b) ? Gjobë 50,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  3. c) ❌ U bë bllokimi i sasisë prej 42 kg mish qingji të konstatuar të pasigurt për konsum human,
  4. d) ⛔ Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin H.J. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare?. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. a) ? Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. b) ❌ U bë bllokimi i sasisë prej 17.7 kg mish viçi dhe 5.6 kg mish qingji i konstatuar i pasigurt për konsum human.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin? A.A. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare?. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. a) ? Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. b) ❌ U bë bllokimi i sasisë prej 10.9 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin S.V. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare ?dhe i paregjistruar në QKB?. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. a) ? Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. b) ? Gjobë 100,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  3. c) ❌ U bë bllokimi i sasisë prej 23 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human,
  4. d) ⛔ Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon ?çdo konsumator që nëpërmjet raportimeve në rubrikën “Denonco” i është përgjigjur thirrjes së AKU për t’u bëhet pjesë e sfidës tonë të përbashkët dhe të kontribuojë cilësisht në suksesin e betejës për sigurinë ushqimore?.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: