Tre aleatët e koalicionit të majtë qeverisës janë takuar dje në rezidencë e qeveritare në Vilën 30 për të diskutuar mbi Reformën në
Drejtësi. Takimi i Edi Ramës, Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit zgjati plot tri orë. Në këto foto te LSA që shihni janë momentet kur secili grup iu drejtua vilës 30, ku dhe u zhvillua diskutimi kokë më kokë.
Në këtë takim, Rama shoqërohej nga ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe ai i Brendshëm, Saimir Tahir dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS­së, Gramoz Ruçi.

Rama është fotografuar i buzëqeshur duke ecur krah Tahirit dhe Ahmetaj pasi dolën nga Kryeministria, kurse Meta ishte krah Brahos, Vasilit dhe Panaritit duke dalë nga Kryesia e Kuvendit.

Kurse Meta ishte në praninë e kreut të Grupit Parlamentar të LSI­së, Petrit Vasili, ministri të Bujqësisë, Edmond Panariti, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.
Ndërsa vetëm Idrizi ishte i pa shoqëruar në këtë takim.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: