Nuk kishte asnjë dyshim, por tashmë është zyrtare: Ruben Amorim është trajneri i ri i Man.United. “Djajtë e kuq” bënë publike këtë të premte transferimin e teknikut portugez i cili pason në stolin e United holandezin Erik Ten Hag, i shkarkuar pak ditë më parë.

Amorim ka firmosur me Man.United një kontratë të vlefshme deri në 2027. Amorim do të bashkohet me “djajtë e kuq” më 11 nëntor.

  • foto galeri
  • foto galeri

Deri në ditën kur portugezi do të marrë zyrtarisht drejtimin e ekipit, Man.United do të drejtohet nga Ruud van Nistelrooy.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: