Në Angli, i gjithë ishulli ka kthyer vështrimin nga stoli i Man.United, kush do të jetë pasuesi i Ten Hag? Të përditshmet angleze nuk kanë asnjë dyshim në këtë pikë, ashtu siç shkruan The Telegraph:

“Të gjithë sistemet të dërgojnë tek Amorim”. Tekniku portugez është i përzgjedhuri nga “djajtë e kuq”, madje drejtuesit e United nuk kanë humbur kohë pasi kanë nisur negociatat me Sporting Lisbona për të gjetur një akord të shpejtë.

Amorim ka një klauzolë largimi prej 10 milionë euro, shifër që United është i detyruar ta paguajë për të pasur në stol që këtë fundjave për sfidën kundër Chelsea: “Ruben është njeriu që iu duhet”, shkruan Mirror, duke iu referuar edhe fjalëve të Guardiola-s.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vetë tekniku portugez i pyetur për këtë temë nuk pranoi të flas, ose më saktë la të kuptohet se nuk është momenti për të dhënë një përgjigje pasi asgjë nuk është vendosur: “Nuk e di nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit në krye të Sporting. Është e vërtetë që ka një interesim nga ana e Man.United, por ky është një vendim i imi. Për sa kohë nuk është vendosur asgjë, është e kotë të bëjmë zhurmë”.  

Amorim është një emër që lakohet prej kohësh në Angli, fillimisht u fol si do të ishte ai pasuesi i Jurgen Klopp te Liverpool, ndërsa më pas u përfol se do të zëvendësonte Guardiola-n në fund të këtij sezoni në krye te Man.City.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb