Sydney Sweeney ka pasur një reagim të ftohtë ndaj ish të fejuarit të saj Jonathan Davino, pasi ata u panë për herë të parë bashkë që nga momenti që anulluan dasmën e tyre.

Teksa janë fotografuar gjatë një shëtitje me qenin e tyre, ata janë shfaqur shumë serioz me njëri-tjetrin.

Në një moment është parë Divino duke i vënë dorën në shpinë Sweeney-t e cila qartazi u pa se në dorën e saj të majtë nuk kishte unazë.

Sydney Sweeney had an icy reaction to ex fiance Jonathan Davino as they were seen for the first time this week since 'calling off their wedding'

Dy javë më parë nga burime pranë çiftit u bë e ditur se ata kishin anulluan dasmën e tyre.

“Sydney dhe Jonathan kanë probleme të mëdha, por ata nuk janë ndarë”, tha burimi, teksa shtoi: “Gjërat nuk po shkojnë mirë tani, por ata nuk kanë hequr dorë plotësisht nga marrëdhënia e tyre. Ata po përpiqen të zgjidhin çështjet, por dasma është anuluar për momentin”.

Siç theksoi burimi, të gjitha përgatitjet për dasmën janë ngrirë dhe çifti nuk dëshiron të ketë më diskutime për këtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb