KAKAVIJË

Policia ka vënë në pranga sot një shtetas grek në Kakavijë teksa po synonte të kalonte përmes pikës doganore një sasi të konsiderueshme municionesh luftarake.

Pas kontrolleve, shtetasit grek me banim në Janinë iu gjetën në cilësinë e provës materiale 800 fishekë, të cilët i kishte fshehur në rroba.

“Policia Kufitare godet një tentativë për trafik të armëve dhe municioneve luftarake. Arrestohet në flagrancë një shtetas grek  i cili  tentoi të trafikonte për në shtetin grek një sasi të konsiderueshme municioni luftarak.

Sekuestrohen  në cilësinë e provës materiale rreth 800 fishekë.Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të analizës së riskut , më datë 14.04.2019, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë përzgjedhur  për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë një automjet që drejtohej nga  shtetasi grek E.F., 49 vjeç, banues në Janinë.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e  Policisë Kufitare në PKK Kakavijë, në pjesën e brendshme të mjetit gjetën një arkë metalike e mbështjell me rroba dhe një qese plastike, brenda të cilës kishte rreth 800 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për  Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit grek E.F., për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal”, njofton policia.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: