Liverpool nuk di të ndalet, “shtyp” këto që i del përpara, me Slot në stol, Jurgen Klopp është thjesht një kujtim pasi tekniku holandez i ka shndërruar në një “makineri” perfekte. Të kuqtë “thyejnë” edhe Man.City, ishin dominues në çdo aspekt duke dalë me 3 pikë pas suksesit 2-0. Fal fitores kundër “qytetarëve”, Liverpool “arratiset” në krye, plus 9 pikë në raport me Arsenal dhe Chelsea. City e ka shumë të vështirë të reagojë, 6 humbje dhe 1 barazim në 7 ndeshjet e fundit janë shifra të “frikshme”, shifra që konfirmojnë krizën totale që ka mbërthyer ekipin e Pep Guardiola-s, për momentin ndodhen në vendin e 5-të, 11 pikë larg kreut.

Në “Anfeild”, Liverpool kishte kontrollin total të lojës, flirtuan menjëherë me golin, ku goditja e Van Dijk me kokë u përplas në shtyllë. Goli nuk vonoi shumë pasi në minutën e 12-të, Salah gjeti të vetëm në shtyllën e dytë Gakpo, me holandezin që e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë.

Me City të pafuqishëm, Liverpool shpërdoroi disa raste të pastra për gol, deri në minutën e 78-të kur Luiz Diaz fitoi në 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë, Salah u tregua perfekt duke dyfishuar shifrat, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dominimi i kuq bëri që tifozët e Liverpool të kalonin në delir, madje zhvilluan edhe “ndeshjen” e tyre në distancë duke thumbuar Pep Guardiola, kori i tyre: “Nesër do shkarkohesh”, po bën xhiron në rrjetet, ashtu si reagimi i Pep Guardiola-s i cili i kujtoi faktin që ka fituar 6 tituj kampion. Këto detaje nga ndeshja dhe ecuria e City “pushtuan” edhe faqet e para të mediave angleze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: