Policia italiane në Caserta, Napoli ka arrestuar dy shqiptarë, një prej të cilëve akuzohet për grabitje si dhe shokun e tij që akuzohet për sulm ndaj policisë.

Sipas mediave italiane janë arrestuar Alfred Jakimi, 39 vjeç, rezident në Orta di Atella, Caserta-Napoli, për të cilin kishte një urdhër-arresti, pasi ai ka për të shlyer 2 vite 9 muaj e 18 ditë burgim, për vjedhje në banesë dhe grabitje; si dhe Gjergj Gegaj, 25 vjeç

banues në Giugliano in Campania, që akuzohet për rezistencë dhe dëmtim të punonjësve të policisë.

Gjatë një patrullimi, forcat e rendit kanë lokalizuar dy shqiptarët dhe kanë arritur t’i bllokojnë në automjetin e tyre “Renault Clio”. Gjatë ndalimit, Gjergj Gega ka tentuar të arratiset dhe ka sulmuar dy policë me shkelma e grushte.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: