KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar një shtetase bullgare në pikën kufitare të Qafë Thanës pasi u kap duke transportuar me makinë 21 pako me kanabis sativa.

“Maria Piskova, 28 vjeçe, lindur në Bullgari më datë 05.04.2017 u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin tip “Mercedes-Benz” me targa BL987TS. Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë, ku në bashkëpunim edhe me strukturat e Doganës u krijuan dyshime se në të mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar, konkretisht në pjesën e prapakolpit të këtij mjeti u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 pako me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa”, deklaron zyrtarisht Policia e Korçës.

Veprimet procedurale të rastit, si edhe peshimi i sasisë do të kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: