GREQI


Mediat greke shkruajnë se policia helene ka arrestuar një shqiptar 21-vjeçar, pasi ai vazhdimisht furnizonte Korfuzin me lëndë narkotike.


Ai solli në mënyrë sistematike sasi të mëdha hashashi nga vendlindja dhe ia shiti në Korfuz një shqiptari të ri, madje duke e shpërndarë në motorin e tij. Shqiptari, në një nga rastet e shpërndarjes së drogës, u pikas dhe u arrestua nga policia, shkruan media greke “Protothema”.


  • foto galeri

Aktivitetet e paligjshme të tregtisë me lëndë narkotike të të riut shqiptar kanë rënë në sy të policisë greke. Menjëherë pasi janë vënë në dijeni për një tjetër shpërndarje të drogës, Policia sekuestroi drogën, por edhe mjetin të cilin përdorte shqiptari.

21-vjeçari u dërgua në Prokurorinë Penale të Korfuzit, që e ndoqi penalisht për import, ruajtje dhe trafik të drogës dhe urdhëroi ndalimin e tij në pritje të një falje për hetuesit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb