TIRANË

Për të dytin vit radhazi regjisori Pirro Milkani dhe bashkëshortja e tij, pianistja Margarita Kristidhi i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë në Tiranë, si mënyra më e mirë për ti lënë qytetit dhe brezit të ardhshëm një trashëgimi të gjelbër dhe ajër më të pastër.

Bredhit të mbjellë vitin e kaluar prej tyre, i janë shtuar dhe dy bredha të tjerë si dhuratë për nipin Marti dhe mbesën Pati. Të dy bredhat janë mbjellë në Parkun e Madh të Liqenit dhe do jenë gjithashtu një simbolikë e përhershme e dashurisë së dy gjyshërve për nipin dhe mbesën.

“Respekt e mirënjohje për regjisorin Pirro Milkani dhe bashkëshorten e tij, Margarita Kristidhi, që për të dytin vit radhazi na bashkohen në nismën “Dhuro pemë për Tiranën”!”, shkruan Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit që ka publikuar dhe disa foto nga mbjellja e bredhave.

(n.m/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb