Goli spektakolar i Kristiano Ronaldos përballë Juventus rreth 8 muaj më parë i habiti të gjithë.  Portugezi shënoi një supergol me roveshatë duke çuar shifrat në 2-0 në stadiumin “Allianz Sataduim” dhe Reali shpërtheu në festë.


Goli i shënuar u komentua gjatë nga ekspertë të fushës së sportit, madje ka prej atyre që mendojnë se ky gol është nga më të bukurit në historinë e futbollit të luajtur. Një artist nga Kolumbia ka rikthyer vëmendjen edhe njëherë tek kjo vepër.


Ai ka përdorur gurë të kristaltë “Sëarovski”  duke krijuar një vepër arti të mahnitshme dhe të admiruar nga të gjithë. Kjo vepër e punuar prej tij krijon përshtypjen e një përjetimi “Live” të atij goli, që mërziti shumë tifozë por njëherësh gëzoi disa të tjerë.


Capture76
Capture76

Mr. Bling Kolombi ka nxjerrë punimin në “Instagram” bashkë me Ronaldon, ndërsa shoqërohet me nënshkrimin: “Falenderoj Kristianon që besoi te talenti im, ecim përpara me ndihmën e Zotit.

Koha ka ndryshuar dhe bashkë me të edhe fati i Ronaldos. Në merkaton e verës, portugezi la Real Madridin për t’u bërë pjesë e kampionëve të Italisë, Juventus.

(n.m/BalkanWeb)