Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kaluar qytetin e Elbasanit, teksa dy vëllezërve iu është bërë atentat, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.


Viktimë e atentatit mbeti 24-vjeçari Klevi Baho, ndërsa mbeti i plagosur Sandër Baho 30 vjeç. “BalkanWeb” ka siguruar makinën e dy vëllezërve Baho, e cila siç shihet është bërë shoshë nga plumbat.


Ngjarja tragjike ndodhi mesnatën e kaluar, teksa dy të rinjtë u qëlluan me breshëri plumbash. Siç raportoi për “BalkanWeb” gazetari Fatmir Popja, viktima kishte pak ditë që kishte lënë burgun në Itali, ndërsa u ekzekutua në Shqipëri, në fshatin Broshkë.


Vëllai i tij ka marrë tre plumba në shpatull, por fatmirësisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Makina E Djegur
Makina E Djegur

(BalkanWeb)