Luftë totale ndërmjet Atletico Madrid dhe Barcelonës për Antonie Griezmann. Transferimi i sulmuesit francez në “Camp Nou” dukej një marrëveshje e mbyllur prej kohësh, më saktë që në mars, me Barcelonës e cila pasi kishte marrë miratimin e biondit ishte e gatshme të paguante dhe klauzolën e largimit prej 120 milion euro. Pas rrëfimit të presidentit të Barcelonës, klubi i Atletico Madrid ka reaguar me anë të një komunikate për mediat:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Jemi vënë në dijeni se lojtari kishte arritur akordin me Barcelonën që në mars, një tratative e cila kishte nisur që në shkurt. Dje na erdhi një kërkesë nga ana e Barcelonës e cila kërkon që të paguaj klauzolën e largimit, kjo kërkesë është refuzuar nga ana jonë pasi Barcelona tregoi mungesë respekti ndaj Atletico Madrid dhe tifozëve tanë, lexohet ndër të tjera në komunikatën e klubit madrilen.

Me këtë lëvizje Atletico kërkon të bllokoj largimin e francezit por kundër këtij transferimi janë dhe vetë lojtarët e Barcelonës me në krye Leo Messit. Senatorët nuk e dëshirojnë francezin në skuadër, kjo pasi në të kaluarën Griezmann ka refuzuar Barçën, mbi të gjitha nuk e dëshirojnë pasi si Messi ashtu dhe një pjesë e mirë e lojtarëve kërkojnë që klubi të transferoj Neymar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb