ELBASAN

Kreu i grupit parlamentar në Partisë Socialiste, Taulat Balla ka dhënë një lajm të mirë për banorët e Shushicës në Elbasan. Me një shënim në “Facebook”, Taulant Balla thekson se falë investimeve të kryera për ngritjen e pritave pranë lumit Shkumbin është bërë e mundur rikuperimi i 100 hektarëve tokë pjellore, sipërfaqe kjo që sipas tij, tani do të kthehet në tokë bujqësore.


Numri dy i Partisë Socialiste gjatë inspektimit të punimeve ishte i shoqëruar nga kreu i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.


“Ujërat e lumit Shkumbin nuk rrezikojnë më tokat bujqësore në Shushicë të Elbasanit. Investimi në ndërtimin e pritave përgjatë pjesës jugore të lumit Shkumbin pranë lagjes së Cogës në Shushicë të Elbasanit bëri të mundur shpëtimin dhe rekuperimin e 100 hektarë tokë bujqësore.


Sëbashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja dhe deputetin Arben Kamami inspektuam punimet të cilat vijojnë me ritëm të shpejtë për të bërë të mundur përfundimin, përpara shirave të vjeshtës.

“Me këtë investim i dhamë zgjidhje problemit më të madh që ka kjo zonë e Elbasanit, që shkaktohet për shkak të përmbytjeve. Kemi ndjekur fazën e parë, jemi në përfundim të fazës më të rëndësishme, e cila pas 30 vitesh, më në fund shpëton 100 ha tokë të cilat ishin pre e përmbytjeve të lumit Shkumbin.

Kjo tokë i rikthehet zonës së Shushicës dhe plani ynë, së bashku me bashkinë, është që zona të pyllëzohet”. Angazhimi ynë është që projektin ta vazhdojmë, në mënyrë që lumi Shkumbin të mos jetë rrezik, por mundësi e mirë për zhvillimin e bujqësisë duke u përdorur për vaditje.”-shkruan Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Etiketa: