ELBASAN

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialsite, Taulant Balla njofton se ka mbledhur Shtabin e Emergjencës të Qarkut Elbasan, pas tërmeteve, të cilat shkaktuan dëme materiale. Ai thekson se deri tani lajmi i mirë është se nuk ka persona të lënduar. Teksa rendit dëmet e shkaktuara, Balla thotë se qeveria dhe grupet e posaçme do të verifikojnë të gjitha dëmet e shkaktuara  si pasojë e tërmetit.


“Mblodhëm Shtabin e Emergjencës të Qarkut Elbasan. Deri më tani fatmirësisht🙏 nuk raportohet asnjë qytetar i qarkut Elbasan i lënduar. Ndërkohë që deri në orën 20.00 raportohen 20 shtëpi banimi të dëmtuara pjesërisht në bashkitë Elbasan, Librazhd, Cërrik, Belsh dhe Peqin. Po ashtu është dëmtuar një urë e tipit pasarelë dhe një kabinë elektrike, tek e cila repartet e OSHEE po punojnë për riparimin. Nesër në mëngjes do të verifikohen edhe të gjitha kopshtet dhe shkollat në të gjithë Qarkun”-shkruan Balla.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: