MEKSIKË

Një bandë kriminale në Meksikën Lindore ka marrë peng 11 policë, të cilët po patrullonin në rrugët e saj. Një pjesë e tyre, saktësisht 3 policë, u detyruan të uleshin në gjunjë pasi banda e armatosur ushtroi presion të fortë.


Agjentët e Policisë së shtetit ishin duke patrulluar në qytetin Juan Galindo kur u përballën me të shtëna armësh, ngjarje kjo e ndodhur të shtunën e kaluar. Sipas raportimeve, policët sapo kishin përfunduar një operacion që kishte parandaluar vjedhjen e një rafinerie nafte.


“DailyMail” ka publikuar fotografi të kësaj skene ku shihen tre nga 11 policët që kishin rënë në gjunjë para anëtarëve të bandës. Policët më pas ishin dërguar në një zonë tjetër dhe u gjetën të dielën në mëngjes. S’ka pasur të arrestuar lidhur me rastin.


Qeveria meksikane është përfshirë së fundmi në një përballje të vazhdueshme me organizatat kriminale. Që nga viti 2016, kompania e naftës “Petroleos Mexicanos” ka pësuar rënie të vlerës për shkak të vjedhjes së 7.4 milionë dollarëve. Vjedhja e karburantit ka nisur një luftë mes karteleve duke rritur numrin e grabitjeve dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: