MIRDITË

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses dhe e banorëve të fshatit Domgjon në Mirditë ka shpëtuar nga zjarri anëtarët e familjes së Mark Ndokës.

Shtëpia dykatëshe e kryefamiljarit është përfshirë nga flakët, ndërsa shkak është bërë fëmija i vogël i familjes, i cili dyshohet  se në momentin e zjarrit kishte në dorë një shkrepëse dhe po luante me të.

Kanë qenë vetë të afërmit e familjes që kanë denoncuar rastin  në “BalkanWeb”. Sipas tyre, kati i parë i shtëpisë dykatëshe  është djegur plotësisht nga flakët, ndërsa apelojnë për ndihmë.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb